Në veri të Sirisë, të burgosurit kanë ardhur deri në pikën e shpërthimit, me luftëtarë të huaj të ISIS. Ata duan të kthehen në vendet e tyre të lindjes, por askush nuk i dëshiron ata
Shtëpia e 5,000 robërve të ISIS, përfshirë drejtuesit e ISIS dhe burrat që ndërtuan bombat e tyre vdekjeprurëse, sipas rojeve. Por nuk pritej që aty të shihej një djalosh 22-vjeçar nga Minneapolis. Abdelhamid Al-Madioum i cili pranoi të tregojë historinë e tij.
Ai tha se ishte rekrutuar në ISIS përmes një kontakti në Tëitter dhe ishte bombarduar me video propaganduese të ISIS. Jo ato që tregojnë të këqijat e kësaj organizate, por ato që shpjegojnë se ISIS po i ndihmonte muslimanët.Ai tha se hyri në territorin e ISIS në 2015, me shpresën se do të bëhej mjek.
“Ata më dhanë një shumë parashë për të blerë gjithçka që doja,” tha Al-Madioum. “Këtu është thelbi i çështjes. Njerëzve si unë që iu ofrohet kjo mundësi, nuk besojnë vërtet në lajme.”
Ai mendoi se terrorizmi i ISIS ishte një lajm i rremë. Si shumë në burg, ai pretendon se nuk ishte kurrë një luftëtar i ISIS. Në vend të kësaj, ai tha se ishte viktimë dhe tha se humbi krahun në një sulm ajror amerikan.
Të tjerët në burg kanë edhe lëndime të tmerrshme dhe disa janë fëmijë. Por nuk ka dyshim se ky është një vend i rrezikshëm.
Rojet treguan një përpjekje për lirim nga burgu katër ditë më parë. Ata duan që qeveritë e huaja të marrin qytetarët e tyre në shtëpi në mënyrë që ata të mos mund të shpëtojnë dhe ribashkohen me kryengritësit e ISIS.
Al-Madioum pretendon se ai ishte marrë në pyetje nga agjentët e FBI, të cilët thanë se ai mund të përballet me 15 vjet burg në SH.B.A.”Pesëmbëdhjetë vjet është një kohë shumë e gjatë për gabimet që kam bërë në Siri,” tha ai, duke shtuar se ai meriton të falet.
ISIS mund të ketë humbur kontrollin mbi të ashtuquajturën Shtetin Islamik, por këta burra kanë mbetur pas dhe shpesh është e pamundur të thuhet se kush mes tyre është akoma i rrezikshëm.




