Kjo fundjavë shënon rikthimin e të nxehtit të papërballueshëm, e kjo për shkak të masave ajrore të thata e të nxehta me origjinë nga Afrika e Jugut.
Temperatura maksimale do të shënojë 37 gradë Celsius, kryesisht në vendet e Shqipërisë së Mesme dhe në anën Perëndimore të saj.
Ndërkohë moti parashikohet të jetë i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.
Era do të fryjë relativisht intensive, me shpejtësi mesatare 3-9 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore, do të fitojë shpejtësi 10-16 m/s, duke u bërë relativisht problematike.