Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se janë rihapur sërish regjistrimet për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.
Njoftimi është bërë përmes rrjeteve sociale të ministres, e cila shprehet se afati i ri është i vlefshëm deri më 6 shtator.
Ashtu si më parë, aplikimi bëhet përmes aplikacionit e-Albania.
Postimi i plotë
Njoftim i rëndësishëm për prindërit.
Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
️Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
️ Përmes platformës e-Albania