Partia Demokratike ka humbur një tjetër mandat në Tiranë, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Nga procesi i numërimit të votave deri më tani rezulton se Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat PD-së në kryeqytet.
Ndërkohë Partia Socialiste kryeson me 83 mandate në rang vendi, nga rezultatet paraprake.
Si ndahen mandatet:
PS – 83
PD-ASHM – 50
PSD – 3
MUNDESIA – 2
NISMA-SHB – 1
LËVIZJA BASHKE -1