Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, ka konfirmuar se do të jetë shef i Grupit Parlamentar të subjektit që i takon.
Vetëvendosje kishte si shef të grupit parlamentar në legjislacionin e kaluar Glauk Konjufcën. I njëjti ka marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe tani nuk do e ka të mundur ta vazhdojë atë funksion.
Selimi këtë lajm e ka konfirmuar në një emision në Dukagjini.
Ai do të udhëheqë grupin me 30 deputetë të VV’së.