Historia e gjatë e dashurisë mes Jurgen Klopp dhe Liverpool do të marrë fund në përfundim të sezonit aktual.
Njoftimi zyrtar ka mbërritur tashmë disa kohë më parë dhe si klubi ashtu dhe trajneri gjerman do të duhet të shikojnë përreth për atë që ka të bëjë me të ardhmen.
Nga Italia është folur për një skenar të bujshëm që shikon Klopp në drejtim të Milan-it sezonin e ardhshëm.
Sipas “La Repubblica”, drejtuesit e klubit kuqezi kanë vënë në shënjestër trajnerin gjerman.
Nga ana e tij, Pioli tenton të shpëtojë sezonin me Europa League, ndërkohë që klubi në këtë ndërthurje të ardhshme mendon edhe për financat, me 30 milionë të ardhurat e humbura nga Champions League që mund të vijnë edhe nga një shitje e madhe.
Në këtë rast, Bayern dhe PSG do të ishin të interesuar për emra si ata të Maignan, me Di Gregorio një zëvendësues të mundshëm, dhe portugezin Leao.