Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, pas ndalimit të kalimit të kamionëve, ka vendosur që të njëjtën gjë të bëjë edhe me autobusët.
Policia Kufitare Greke ka vendosur që deri në një njoftim të dytë, nga Shqipëria drejt Greqisë, përmes doganës së Kapshticës, do mund të lëvizin vetëm automjetet.
“Në vijim të njoftimit të dhënë më parë, ku Policia Kufitare Greke, ka njoftuar Policinë Kufitare të Kapshticës për bllokimin e lëvizjes së kamionëve, ju informojmë se:
Përveç bllokimit të lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë (kamionë), do të ndalohet lëvizja deri në një njoftim të dytë dhe për autobusët”, njofton policia.