Reshjet e para të dëborës kane rene sot në qarkun e Korçës, kryesisht në zonat malore të Dardhës, Vithkuqit dhe Shtyllës, mbi mbi 1,000 metra lartësi.
Sipas informacioneve në Dardhë dëbora është prezente prej segmentit rrugor në kilometrin e 9-të, ndërsa në zonë ndodhen kontraktorët e mirëmbajtjes që po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve.
Aktualisht situata paraqitet e qetë, pasi reshjet nuk janë intensive dhe nuk raportohet për probleme në qarkullim. Autoritetet vijojnë ndjekjen e motit dhe u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në akset e zonave të larta.


