2,158 raste aktive me koronavirus, shtohet numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor
Regjistrohen 2,158 raste aktive me koronavirus në Kosovë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,271 persona.
Me rritjen e numrit të rasteve të reja COVID-19, në Klinikën Infektive është shtuar edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor.
Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj. Aktualisht në këtë Klinikë po marrin trajtim mjekësor 45 pacientë, prej të cilëve tre janë në mjekim intensiv dhe në gjendje më të rëndë, ndërsa 28 të tjerë janë me oksigjeno-terapi. Varianti Delta është më ngjitës se varianti origjinal i koronavirusit.