Avokati Marash Logu ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, lidhur me reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), e cila konfirmoi përmes një deklarate pretendimin e përfaqësuesit të News24, lidhur me rrethimi e godinës së News24 nga policia.
Marash Logu sqaron se Pasuria nr. 10/304, Zona Kadastrale 8170, është marrë me qira deri në vitin 2033, dhe se nuk ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore dhe nuk i është kaluar në pronësi shoqërisë “KAYO” sh.a.
Pikërisht mbi këtë pasuri janë studiot dhe redaksia e News24.
“Atëherë si shpjegohet që megjithëse Panorama Group sh.a., ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2033, e cila nuk ka qenë objekt i asnjë shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a., administratori i kësaj shoqërie famëkeqi Ardi Veliu dhe Policia e Shtetit nxjerrin nga godina gazetarët, ndërpresin sinjalin dhe sekuestrojnë pajisjet. Mos vallë Ardi Veliu dhe Policia e Shtetit janë kaq injorantë ligjorë sa nuk kuptojnë diferencën ndërmjet dy pronave të ndryshme dhe gjendjes juridike/faktike të tyre?”, shkruan Marash Logu.
Postimi i plotë i Marash Logut
Reagimi i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) konfirmon pikërisht pretendimin që kanë ngritur përfaqësuesit e News24 gjatë gjithë ditës së sotme.
Pasuria nr. 10/304, Zona Kadastrale 8170, është marrë me qira deri në vitin 2033, nuk ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore dhe nuk i është kaluar në pronësi shoqërisë “KAYO” sh.a. Pikërisht mbi këtë pasuri janë studiot dhe redaksia e Neës24.
Atëherë si shpjegohet që megjithëse Panorama Group sh.a., ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2033, e cila nuk ka qenë objekt i asnjë shqyrtimi gjyqësor dhe nuk i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a., administratori i kësaj shoqërie famëkeqi Ardi Veliu dhe Policia e Shtetit nxjerrin nga godina gazetarët, ndërpresin sinjalin dhe sekuestrojnë pajisjet.
Mos vallë Ardi Veliu dhe Policia e Shtetit janë kaq injorantë ligjorë sa nuk kuptojnë diferencën ndërmjet dy pronave të ndryshme dhe gjendjes juridike/faktike të tyre?
Në fakt nuk do të ishte çudi edhe sikur të ishte kështu dhe imagjinoni pak kur çështja të shkojë në tribunalet ndërkombëtare sa qesharakë do të duket shteti shqiptar që ka zyrtarë që nuk arrijnë të dallojnë një gjë kaq bazike.
Por, të mendosh që kjo është thjesht një ngatërresë nga militantë që nuk kuptojnë as ligjin e as dokumentet është të tregohesh naiv. Në fakt “ngatërresa” vjen për shkak të urdhërit politik për të mbyllur median më të madhe informative në vend për shkak të andrallave që gazetarët e saj me integritet dhe profesionalizëm i krijojnë autokratit të Tiranës që ëndërron anëtarësimin e shpejtë në klubin Putin–Erdogan.
Kujtojmë se Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit reagoi pas veprimeve arbitrare të kompanisë “KAYO SH.a”, e cila ditën e sotme bllokoi me një akt të paprecedent, ambientet e News24,Balkanweb, PanoramaTV, Gazetës Panorama,Panorama Sport dhe Gazetes Shqiptare.
Ne reagimin e saj, MEKI, ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhja ka konfirmuar pretendimet e Panorama Group, teksa ka theksuar se janë dy kontrata qiraje të lidhura nga News24 dhe Panorama Group me institucionet shtetërore.
Avokatet e “Panorama Group” janë shprehur ditën e sotme se Ardi Veliu dhe “Kayo SH.A” kanë bllokuar në shkelje të ligjit ditën e sotme të gjitha godinat ku ushtrojnë aktivitetin News24, Balkanweb, PanoramaTV, Gazetës Panorama,Panorama Sport dhe Gazetes Shqiptare.
“KAYO sh.a” pretendon se ka marrë me VKM godinën ku ndodhet, News24, Balkanweb, PanoramaTV, Gazeten Panorama, Panorama Sport, Gazeta Shqiptare, por edhe pse kjo çështje është ende në proces gjyqesor, Ardi Veliu si administrator i KAYO, bashke me Policine e Shtetit, rrethuan edhe godinë e Panorama Group ( e cila edhe sipas MEKI ka kontrate me vete dhe nuk eshte pjese e pronave qe i kane kaluar me VKM, KAYO-s), duke nxjerr me forcë gazetarët dhe duke ndërprerë sinjalin e dy televizoneve.
Për rrjedhojë u bllokua dhe shtypi i përditshëm, Panorama Print dhe Panorama Sport. Ndërkohë që gazetarët e sektorit të Online u lanë në mënyrë abuzive jashtë ambientit të punës.
“Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon: Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjeter kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke patur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin! Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit”, thuhet në reagimin e MEKI-t.
Pra Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni ka rrëzuar veprimin absurd të Ardi Veliut, duke hedhur dritë se janë dy kontrata, dhe njëra prej tyre është e vlefshme deri në vitin 2033. Ndërkohë që Veliu sot bllokoi edhe godinen e “Panorama Group” që është e vlefshme deri në 2033 dhe nuk eshte pjese e VKM-se, duke shkaktuar dëme të pariparueshme, pasi fikja e sinjalit të mediave u be edhe për godinën me kontratë e ligjshme.
DEKLARATË PËR SHTYP
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në vijim të interesit të lartë publik dhe për sqarimin e opinionit mbi pretendimet e paraqitura nga Shoqëria “Fokus Media News” lidhur me të ashtuquajturën vazhdimësi të kontratës së qirasë deri në vitin 2033, bën me dije sa vijon:
Pretendimi i shoqërisë se kontrata e saj e qirasë ka afat deri në vitin 2033 lidhet me një pasuri tjetër shtetërore, e ndryshme dhe pa asnjë lidhje juridike apo faktike me pasurinë e kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a.
Pasuria në fjalë është gjithashtu në pronësi të shtetit dhe ndodhet në zonën kadastrale nr. 8170, pasuria nr. 10/304, me sipërfaqe trualli 13,922 m², pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve” në Shkozë. Për këtë pronë ekziston një tjeter kontratë qiraje e lidhur në vitin 2013 dhe e ndryshuar me aneks në vitin 2016 ndërmjet MFE, sot Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Panorama Group Sha. me kohëzgjatje deri në 2033.
Në dallim nga kjo, pasuria që i është kaluar shoqërisë “KAYO” sh.a. me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12.3.2025, ishte fillimisht e dhënë me qira në vitin 2002 për një afat deri në vitin 2022 dhe ka qenë objekt i vendimeve gjyqësore të formës së prerë, duke patur kundërpalë Shoqërinë “Focus Media News”.
Kontrata e qirasë e pretenduar si e vlefshme deri në vitin 2033 i referohet një pasurie tjetër, me numër dhe kufij të ndryshëm nga pasuria objekt i vendimeve gjyqësore dhe që nuk i është kaluar “KAYO” sh.a. Ky fakt konfirmohet nga dokumentacioni zyrtar i regjistrit kadastral dhe nga planet e rilevimit, të cilat tregojnë qartë se bëhet fjalë për njësi pronësore të ndryshme.
Çdo përpjekje për të paraqitur këto pasuri si të njëjta ose të lidhura, përfshirë referencat ndaj kontratave të tjera të qirasë, përveçse e pabazë është edhe një dizinformim nga ana e një media-je që duhet të tregojë të vërtetën. Asnjë interes material i pronarëve nuk e justifikon keqinformimin! Pra janë dy gjëra e dy kontrata krejt të ndryshme dhe kjo e dyta nuk ka asnjë ndikim mbi vlefshmërinë, legjitimitetin apo ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë që detyrojnë lirimin e menjëhershëm të pasurisë së kaluar nga Këshilli i Ministrave shoqërisë “KAYO” sh.a., për realizimin e objektit të saj të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rikonfirmon se veprimet për marrjen në posedim faktik të kësaj prone janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vendimet e gjykatave, si dhe se pasuria është e regjistruar qartësisht si njësi e veçantë pronësore, pa lidhje me asnjë pronë tjetër të dhënë me qira përmes kontratave të ndryshme. MEKI mbetet e hapur për çdo sqarim e informacion në interes të informimit korrekt të opinionit publik dhe të gjithë të interesuarve.