Rama shprehet se regjimi teokratik në Iran prej 70 vitesh bën propagandë kundër vendeve perëndimore dhe madje ka bërë thirrje të hapur për shkatërrimin e tyre.
Sipas tij një shtet i tillë nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Shqipëria, shton Rama, është përkrah përpjekjeve të presidenti të SHBA-së Donald Trump për të mos lejuar Teheranin të zotërojë armë bërthamore.
Irani, nënvizon Rama, nuk është thjesht një shtet tjetër që zotëron armë bërthamore, as edhe një diktaturë me ambicie të tilla.
Por kemi të bëjmë me një regjim teokratik, e cila në retorikën e saj ushqen propagandë për fundin e vendeve të lira në mënyrë apokaliptike. Prandaj, mbështesim Trump, thotë Rama që të parandalojë Iranin në ambicie të tilla.

Reagimi:
Ky nuk është thjesht një tjetër shtet me kapacitete bërthamore, as një diktaturë me ambicie për të zotëruar armë të tilla.
Është një teokraci, e pajisur me një retorikë apokaliptike, e ngulitur në një traditë shtatëdhjetëvjeçare të etiketimit të kombeve të lira si “satanike”, dhe që bën thirrje të hapura për zhdukjen e tyre. Në çdo drejtim, ky është një përjashtim i rrezikshëm, ndryshe nga çdo shtet tjetër që disponon armë bërthamore, pavarësisht sistemit të tij politik.
Si një shtet që ka dalë nga errësira e një regjimi teokratik brutal, dhe një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpreh mbështetjen e saj të palëkundur për përpjekjet e Presidentit Trump në ndalimin e regjimit teokratik në Teheran që të zotërojë armë bërthamore.
This is not just another nuclear state. Nor merely a dictatorship with nuclear ambitions. This is a theocracy—armed with apocalyptic rhetoric, steeped in seventy years of branding free nations as “Satanic,” and openly calling for their annihilation. By every measure, it is a…
— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2025