Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përgjatë mbledhjes së kryesisë me demokratët, hodhi akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ai është i shkatërruar.
Berisha vijoi duke u shprehur se “”Problematikat tona kryesore lidhen më qytetarin, Rama i shkallmuar.”
Sakaq, ish-kryeministri tha se ishte zgjedhja personale e Ramës për t’u shndërruar në “kukull të George Soros”, dhe se një gjë të tillë Partia Demokratike nuk e bëri.
Berisha: Jemi përqendruar në përpunimin e alternativës tonë pas zgjedhjeve të 11 majit. Problematikat tona kryesore lidhen më qytetarin, Rama i shkallmuar.
Kjo është e vërteta. Nuk e shndërruam ne atë në kukull të Sorosit ai i bën zgjedhjet vetë ai. Ne luftuam me të gjithë përpjekjet tona kundër doktrinës së Xhorxh Soros, të globalizmit të drogës të censurës dhe me radhë. Rama sot është njeriu më i damkosur, është kryeministri më i damkosur në Europë, si kukull e Xhorxh Soros.
Dy ditë më parë pagoi 150 mijë kush e di sa ka kushtuar ajo hapësira në Nju Jork Times kundër meje, se dje një nga krye strategët e rikthimit të Trump i deklaronte Nju York Times se në Shqipëri kam shkuar të vazhdojë punë e Trump to make Albania great again dhe se Rama është thjesht një kukull e Xhorxh Sorosit dhe akuzat e Berishës janë të mirëfillta politke. Një ditë para thoshte se ishte artikull i sponsorizuar dhe se tjetri nuk ishte i sponsorizuar.