Ish-deputeti Dashamir Shehi foli mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Kjo Javë”. Shehi komentoi fjalën e Ramës sot para grupit parlamentar socialist, teksa hodhi idenë e një parlamenti të ardhshëm me 100 deputetë.
Shehi mendon se Ramës i duhet një narrativë e re pas atyre skandaleve dhe hajdutllëqeve sipas tij.
Nga ana tjetër ai shton se thelbi nuk qëndron te ndryshimi i numrit të deputetëve, por te ndryshimet e gabuara në Kushtetutë në vitin 2008.
Dashamir Shehi: Një herë se nuk ka çfarë ofron, më në këtë kohë skandali. Kudo del një hajdutllëk i madh. I duhet një narrativë e re. Ka një plan të vetin për t’ja reduktu palës tjetër. Thotë ti zvogëlojmë bashkitë. Tani thotë të ulim numrin e deputetëve. Nuk është kjo germa kushtetuese. Edhe popullata e Shqipërisë po ulet. Mënyra si do zgjidhen deputetët ky është ndryshim kushtetues ai maskarallëk në 2008. Thelbi tjetër është dhe ky në 2008 ju hoqët presidentit shumë kompetenca.
Sistemi parlamentare nuk ka kancelar si kryeministrat, ka check and balance. E bën presidentin ushtar partie. Një herë e një kohë duheshin 3/5, i detyruar të bëje kompromis. E bën se Berisha ishte kryeministër, ky donte të bëhej kryeministër. Ky është thelbi reaksionar i kushtetutës që kanë ndryshuare. Kanë dalë dhe teori të bëhet senat. Si do bëhet me 2 mln banorë? Strehë për të korruptuarit e plakur? Ndryshime kushtetues, minimalisht të kthehemi te kushtetuta e 2008.


