Shkencëtarët kanadezë kanë thënë se disa radiosinjale misterioze nga hapësira po përsëriten çdo 16 ditë.
Përsëritja e radiosinjaleve është regjistruar edhe në të kaluarën, por sinjalet e fundit po vijnë nga i njëjti burim në një largësi prej 500 milionë vjetësh drite nga Toka.
Radiovalët e shpejta, të njohura si FRB, janë hove që zgjasin me milisekonda në hapësirë. Radiovala individuale transmetohet një herë dhe nuk përsëritet, por valët që përsëriten dërgojnë valë energjie disa herë.
Që nga shtatori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2019, hulumtuesit kanadezë e vërejtën një model të radiovalëve, të cilat përsëriteshin për çdo 16.35 ditë.
Vitin e kaluar, këta shkencëtarë i zbuluan tetë përsëritje të radiovalëve. Burimi i tyre ishte në një galaksi spirale, që ndodhet rreth 500 milionë vjet drite larg planetit tonë.
Hulumtuesit shpresojnë se duke e hulumtuar origjinën e radiovalëve misterioze, mund ta gjejnë edhe shkaktarin e tyre.
Studimi i radiovalëve mund të jetë ndihmë për astronomët edhe për hulumtimin e vetë universit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.