Një 40-vjeçar që një muaj më parë ra nga ballkoni i banesës në sy të familjarëve teksa ishte në gjendje të dehur, ka pësuar një tjetër goditje ditën e djeshme, teksa kalimtarët e gjetën pa ndjenja në rrugë.
Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës, por pa sukses, pasi nuk arriti të mbijetonte. Mësohet se L. Meçollari ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit mëngjesin e sotëm. Dyshohet se ai mund të ketë qenë përsëri në gjendje të dehur, pasi vuante nga alkoolizimi.
Në trup nuk janë vërejtur shenja të dhunës dhe paraprakisht besohet se shkak mund të jetë përdorimi i pijeve alkoolike apo lëndëve psikotrope.
Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë, teksa priten edhe rezultatet e autopsisë së mjekëve ligjore nga morgu.
Një muaj më parë 40-vjeçari u dyshua se u hodh nga ballkoni i shtëpisë së tij, po në gjendje të dehur.


