Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana aksidentale.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, P. L., 47 vjeç, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij.
Dyshohet se, gjatë kohës që po kryente disa punime në oborr, ai ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.