Procesi i votimit në qendrën e votimit në Karbunar të Lushnjës është pezulluar, pasi disa qytetarë kanë bllokuar derën e hyrjes me një makinë.
Gazetarja Kolidana Lala raporton se në këtë qendër ndodhet edhe një kandidat i Partisë Demokratike. Situata ka shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të procesit zgjedhor, ndërsa pritet ndërhyrja e autoriteteve për të zhbllokuar hyrjen dhe për të vijuar votimi.