Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga tregu të produktit për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA”, pas konstatimit të pranisë së një bakteri të rrezikshëm i njohur si Bacillus cereus.
Në njoftimAKU thekson se trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu, ndërsa nga ana tjetër u bëhet apel të gjithë qytetarëve që nëse e kanë blerë këtë produkt ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Cereulide është një toksinë e prodhuar nga disa lloje të bakterit Bacillus cereus dhe mund të shkaktojë simptoma të shpejta të helmimit ushqimor, përfshirë të vjella dhe dhimbje barku.
Njoftimi i AKU-së
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit informon opinionin publik mbi njoftimin me numër reference 2026.0663 të ardhur nga Sistemi RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani, është konstatuar prani e substancës cereulide, një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në formulë për infant. Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: APTAMIL 1 PRONUTRA 800G ADVANCED; Numri i artikullit 172911; Data e Skadencës: 10/11/2026
Trupat inspektuese në terren janë angazhuar në verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.
AKU i bën thirrje konsumatorëve nëse e kanë blerë këtë produkt dhe e kanë gjendje, ta kthejnë atë në pikat e shitjes.
Siguria Ushqimore – Sfida Jonë e Përbashkët


