Lidhur me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme në Vlorë, ku një qen pitbull kafshoi në kokë një të mitur 4—vjeçare, ka nisur procedimi penal për të zotin e qenit, 87-vjeçarin H.B.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në lagjen 10 Korriku, ku pitbulli ishte i lirë në rrugë dhe sulmoi 4-vjeçaren e cila kishte dalë me gjyshen e saj.
Për momentin ajo është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes e mitura u dërgua në spital dhe u shtrua në sallën e operacionit.
Njoftimi i policisë:
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 87 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “10 Korriku”, qeni i tij i racës Pitbull ka kafshuar një 4-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Qeni u mor në dorëzim nga shërbimi i mbrojtjes së kafshëve pranë Bashkisë Vlorë.


