Breshëri plumbash në atentat shqiptarit në Gjermani.
Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në në Friedrichsfelde të Berlinit, rreth orës 13:30.
Mësohet se 55-vjeçari, shqiptar i Kosovës është qëlluar me breshëri plumbash teksa lëvizte me makinën e tij, tip “Audi”.
Atë e ka kapur një plumb në shpatull dhe ka përfunduar në spital, ndërsa autori nuk është identifikuar ende. Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ka rënë pre e këtij atendati dhe as shkaqet e ngjarjes.