Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas Samitit në Alaskë me Vladimir Putin
Në një nga postimet e publikuara, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë shkruan “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus.
Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.