Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në rrjete sociale lidhur me vendimin e Gjykatës së Tiranës që i dha të drejtë News 24 kundër kompanisë KAYO që bastisi zyrat e televizionit.
Shehu thotë se kjo erdhi si pasojë e rezistencës së gazetarëve. Ai shton se liria nuk dhurohet, por duhet fituar e mbrojtur.
Reagimi i Tritan Shehut:
Vendimi i sotem i gjykates per sistemin mediatik Ballkanëeb- Neës24, eshte nje hap ne drejtimin e duhur, ne mbrojtje te fjales e medias se lire!
Ka shume e shume per te bere per lirite ne pergjithesi.
Por dhe per sa u arrit, levizja e ketyre diteve ishte thelbesore.
Qendresa, reagimet, si nje “flake” qe po zgjerohej drejt krijimit te nje opinioni e qendrimi te shoqerise, luajten nje rol determinues ne zhvillimet e sotme.
Pa dyshim duhet pershendetur edhe gjykatesja perkatese, gje qe tregon se kolapsi i sistemit te drejtesise nuk mund e nuk duhet te nenkuptoje automatikisht te gjithe perberesit njerezor te tij.
Sidoqofte “morali i fabules” eshte i qarte:
Liria nuk dhurohet, ajo fitohet e me tej mbrohet.
Dhe ne fund, besoj se kjo fitore e pare do te zgjoje nga gjumi i ketyre diteve te nxehta perfaqesuesit e nderuar diplomatike ne vendin tone.
Sidoqofte kjo tregoi qe edhe levizjet tona mund te cojne ne fitore!
Urime gazetareve e personelit luftarak te asaj media!
Gazetareve qendrestare ne terresi!