Policia ka vendosur në pranga një 38-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike në një automjet.
I arrestuari me iniciale K. K., u ndalua në rrugën “Ali Demi” nga shërbimet e Policisë teksa udhëtonte me makinë, ndërsa pasagjer ishte shtetasi me iniciale J. K..
Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.
Pas operacionit u arrestua 38-vjeçari, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Gjithashtu u vendos në pranga edhe pasagjeri 34-vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Check Point”.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike, në një automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Vihet në pranga dhe pasagjeri i automjetit, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike dhe automjeti.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Check Point”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Ali Demi” shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. K dhe pasagjer shtetasin J. K.
Gjatë kontrollit fizik dhe më tej të banesës së shtetasit K. K. iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një sasi prej 304 gram lëndë narkotike kokainë, rreth 131 tableta ekstazi, 3 peshore elektronike si dhe pjesë arme.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
J. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.