Fuqia dhe emri nuk i ka vlejtur aspak presidentit rus, Vladimir Putin me një fëmijë, pacient në një spital në Moskë. Pamjet tregojnë se ai është afruar të përshendësë fëmijën, por ai ka refuzuar ta takojë, madje fshihet nën mbulesa.
Për Vladimir Putin ishte një skenë që nuk përputhej saktësisht me qëllimin propagandistik të vizitës së tij në Qendrën Rohachev, një spital në Moskë i specializuar në onkologjinë dhe imunologjinë e fëmijëve.
“Ai është i turpshëm”, thotë nëna e tij, ndërsa Putini e fton atë të mos jetë i turpshëm.
Fëmija, megjithatë, nuk dëshiron ta dijë dhe kthehet përsëri nën mbulesa.
“Si e ke emrin? Më thuaj emrin tënd edhe nga poshtë mbulesës,” pyet Putin.
Më tej, nëna përpiqet të bindë të birin me një kërcënim: “Vadim, nuk të jap celularin, do të të lë dy ditë pa celular”.
Putini pastaj përpiqet të fitojë mbi fëmijën dhe I thotë nënës:“Jo, ti e le të luajë” dhe më pas i drejtohet fëmijës:
“Të jep telefonin mamaja jote? Çfarë të pëlqen të luash?”. Ndërkohë përpiqet të imitojë kontrollin e një levë me gishtin e madh. Fëmija nuk flet dhe nëna përgjigjet në vend të tij: “Minecraft”.
“Mirë”, i përgjigjet Putini, i cili para se të largohet i drejtohet pacientit të vogël: Mos u zemëro.