Aktori i humorit, Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit për ndërprerjen e aktivitetit të televizionit News24 në ambientet e tij aktuale, duke e cilësuar këtë një goditje që bie mbi punonjësit e medias.
Në një postim në rrjetet sociale, Binaj shprehet se në konfliktet dhe përplasjet mes pushtetit dhe mediave, të parët që e vuajnë janë punonjësit: gazetarët, prezantuesit, montazhierët, kameramanët, grimierët, teknikët, inxhinierët e të tjerë.
“Praktikisht ata janë shpirti dhe trupi i një institucioni, jo muret,” shkruan ai.