Nesër në mbrëmje do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, për shkak të punimeve që po bëhen. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Përmes një postimi në ‘Facebook’ ARRSH shkruan se në vendin që ndahen rrugët për Unazë të Re dhe Yzberisht, automjetet që do të shkojnë në zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele.
Njoftimi i ARRSH-së:
Ditën e martë, datë 19.10.2021, në darkë do të bëhet devijimi i trafikut në zonën e Unazës së Re, në sajë të vazhdimit të ecurisë së punimeve në rrugën kryesore krahu i djathtë. Aty ku ndahen sot rrymat e trafikut për Unazë të Re dhe Yzberisht automjetet që kanë për destiancion zonën e pallateve do të devijojnë djathtas në rrugën paralele, me të cilën janë lidhur të gjitha rrugicat ekzistuese (Rruga Mikel Maruli, Rruga Aleskandri i Madh dhe Bulevardi Migjeni). Është bërë vendosja e sinjalistikës përkatëse dhe në këtë aks është i ndaluar parkimi i automjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!