Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një 47-vjeçar me origjinë të huaj, identifikuar si V. N., humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin e shtetasit D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi pranë firmës që kryente punimet në kantier.
Ndërkohë, u shpallën në kërkim edhe dy persona të tjerë: E. K., 34 vjeç, administrator i firmës ndërtuese, dhe R. J., 75 vjeç, drejtues teknik, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë, duke çuar në pasojat fatale për punëtorin.
Policia njofton se vijon puna për kapjen e të shpallurve në kërkim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.