Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që arrestimi i dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, të jetë i paligjshëm, duke mos caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve, por Gjykata rrëzoi kërkesën.Nënkomisar Bruno Cara, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor Ashim Zajmi, me detyrë Ndihmës/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë, janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punësuar Muci Shaljanin, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.
Dy efektivët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili humbi jetën ditën e sotme.


