Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. Këto janë të dhënat e bëra publike sot nga drejtuesja e Institutit të Statistikave (INSTAT), Elsa Dhuli.
Konkretisht, Dhuli tha se “ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”.
“Ky cens ia ka arritur qëllimin për të cilën u krye! Të dhënat janë një e mirë publike, që përdoren për planifikim zhvillimor, analizën e dukurive demokrafike, sociale, mjedisore. Në emër të INSTAT dhe ekipit të CENS i falënderoj për kontributin e tyre”, shtoi drejtuesja e INSTAT.
Në krahasim me censin e vitit 2011, ku në Shqipëri jetonin 2.821.977 shqiptarë, sot janë 409 mijë banorë më pak.