Paris Saint Germain thuhet se ka rezervuar testet mjekësore për sulmuesin anësor të Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, para zyrtarizimit të transferimit të tij.
Ylli gjeorgjian pritet të jetë njëri nga transferimet më të mëdha të afateve kalimtare të janarit viteve të fundit, pasi pritet të kompletojë kalimin nga Napoli të PSG.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Paris Saint Germain ka rezervuar testet mjekësore për anësorin e Napolit, Kvaratskhelia.
Kohët e fundit ai raportoi se “tarifa e transferimit do të jetë më e madhe se paketa prej 70 milionë euro”.
“Paris Saint-Germain ka rezervuar teste mjekësore për Khvicha Kvaratskhelia të premten”.
“Kontrata pesëvjeçare e konfirmuar, siç ishte planifikuar”, ka shkruar Romano në profilin e tij.