Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Kuman të Roskovecit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij 75-vjeçare Dashuri Rrapaj dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në polici se në momentin e ngjarjes ishte në Fier për një konsultë mjekësore, informacion ky që është konfirmuar edhe nga kamerat e sigurisë.
Burimet bëjnë me dije se konflikti i fundit brenda familjes ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, kur i ati, 80-vjeçari Rrapaj, i kishte reaguar djalit pas hedhjes së plehut mbi patatet e mbjella në oborr. “Pse u hedh pleh patateve”, mësohet se i ka thënë viktima të birit.
Mësohet se i ati ishte person me karakter konfliktual, ndërsa nëna, Dashuria, gjithmonë i dilte në krah të birit. Zënka e fundit kishte përfunduar në Komisariatin e Rroskovecit, por duket se tensioni brenda familjes ka mbetur i lartë.
Pas kthimit nga Fieri, djali ka gjetur prindërit e tij të pajetë në banesë. Fillimisht ai ka njoftuar një kushërir, ndërsa më pas ka lajmëruar policinë.
Sipas burimeve, arma e përdorur është e tipit të vjetër dhe dyshohet se kishte qenë e fshehur nën tokë që nga viti 1997.
Policia ka konstatuar se arma ishte shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën Dashurisë, ndërsa plumbi tjetër i ka shkaktuar vdekjen të atit, i cili më pas dyshohet se ka kryer vetëvrasje.


