Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas protestës së qytetarëve të Vlorës për mungesën e ujit të pijshëm.
Zhupa kritikon deklaratat e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila sipas saj u ka thënë qytetarëve se në vend të ankimit për mungesën e ujit, mund të lahen me shampanjë.
Deputetja u shpreh: “Ju lumtë protestuesve vlonjat, plot dinjitet dhe qytetari”, duke mbështetur kërkesën e qytetarëve për shërbime minimale dhe respekt të të drejtave të tyre.


