Zhurma në pallat duket se ka qenë shkak i konfliktit mes fqinjëve ditën e sotme në Tiranë, ku mbetën të plagosur babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç.
Mësohet se Arben dhe Marjo Miha, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori, Kristjan Thaçi, është në kërkim.
“Pse bëni zhurmë në pallat?”, mësohet se u ka thënë 34-vjeçari fqinjëvë të tij gjatë debatit mes tyre, i cili më pas degradoi në përdorimin e thikës dhe sendeve të forta.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në hyrje të pallatit ku ata të tre banojnë, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2025, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta,në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi K.Th, 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.