Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve hap sot kutinë nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë pas kërkesës ankimore të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se fletët e votimit në këtë qendër nuk kishin vulat.
“Deri në këtë fazë të monitorimit të pamjeve, kemi konstatuar që në kamerat e ZAZ 85 nuk është shfaqur vula e fletës së votimit, duke shkelur parashikimet ligjore të Kodit Zgjedhor sa i takon kësaj procedure.
Kjo e legjitimon drejtpërdrejt kërkesën tonë për rinumërim të plotë të të gjithë qarkut të Vlorës”, thuhet në kërkesën ankimore të Shqipëria Bëhet.
Edhe pse subjekti i Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në të gjithë qarkun, KAS vendosi vetëm hapjen e kutisë së konstatuar me probleme për të verifikuar nëse fletët e votimit janë të vlefshme apo jo.