Qendra e Shërbimeve Arsimore ka publikuar sot vendimin për ndryshimin e kufirit të pikëve për notat në provimin e matematikës.
Në vendimin e publikuar nga QSHA, bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.
Sot maturantët iu nënshtruan provimit të fundit duke hequr dorë nga bojkoti.
Kujtojmë se maturantët protestuan pas vështirësive të provimit të matematikës, edhe pas plotësimit të kërkesës së tyre për ulje të kuotës minimale të pikëve për çdo note.



