Protesta e thirrur nga Partia Demokratike këtë të hënë para Kryeministrisë është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, pasi disa protestues hodhën molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të forcave të rendit.
Si pasojë e këtyre veprimeve, dy punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të dëmtuar dhe morën ndihmë mjekësore.
Po ashtu, gjatë kaosit të krijuar, një qytetar u përfshi nga flakët e një molotovi, duke pësuar djegie.
Pas përfundimit të protestës, efektivë të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara.


