Aktori i njohur Mehdi Malkaj, ka marrë fjalën e tij nga podiumi i vendosur para kryeministrisë ku opozita e mbështetësit e tij po protestojnë kundër mbylljes së TikTok, duke e krahasuar marshimin me atë të të Greqisë.
“Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur vite më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vuçiç.”, tha ai.
Mehdi Malkaj:
Ky nuk ka inat me TikTok-un, por ky që i rëntë damllaja aty ku është, ky ka inat pse ne kemi TikTok. Sepse nuk e e administron ai, sepse është ai që i bën të tërë. Ai që një ditë do na heqë edhe ajrin. Nuk bëhet gjë pa protestë. Po grekërit e dogjën Athinën për një gjë që kishte ndodhur vite më parë. I duam apo nuk i duam serbet, e shqyen qeverinë, nuk di ku të futet ai Vucic. Po ne pse dele? Ne nuk jemi fis delesh, jemi fis trimash. Unë jam një trim se i dal përballë atij dhe nuk më dridhet qerpikë