Gjashtë persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe katër të tjerë janë arrestuar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës.
Sipas Policisë, gjatë protestës janë hedhur molotovë, lëndë piroteknike dhe sende të forta nga ana e protestuesve, çka ka sjellë edhe dëmtimin e dy punonjësve të Policisë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.


