Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë të cilët protestojnë prej 11 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditën e sotme në 10 qershor është thirrur një protestë mbarëkombëtare.
Kjo është protesta më madhështore, më qytetare që prej 11 ditësh , me qëndresë e vendosmëri qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.


