PROF. DR KIM M. DRASA
SEKSOLOG & UROLOG
Grekët e lashtë, përcaktonin se: “Semeni përmban substancë cerebro-spinale”, pra të jep forcë, pra mos e harxho para garës. Kinezët (Mjekësia tradicionale), ka përcaktuar, që në lashtësi:” Semeni ka energji hyjnore, prej Perëndisë. “Në shekullin e I-rë, AD (pas Krishtit), mjeku Grek, Dr. Aretaeus, shkoi edhe më tej duke thënë që: “Forca e burrit mund të rritet nga retensioni (mos derdhja) i Semenit.” (Semeni është komplet lëngu që del kur ejakulon, aty janë edhe spermatozoidet ‘lumi dhe peshqit’ se peshqit pa ujë ngordhin, njësoj si spermatozoidet ngordhin pa semenin)”.
Konkretisht, 2000 vite, më vonë, kjo shprehje nuk është e pazakonshme sepse ka plot trajnere dhe atlete, të cilët i besojnë kësaj teorie, të lashtësisë. Gjatë kupës botërore, 1998, trajneri i Anglisë, Glenn Hoddle, I ndaloi në mënyrë, të bujshme, lojtarëve që të mos përfshihen në seks, gjatë 1 muaji të kampionatit. Fatkeqësisht për anglezët, mjerimi i një fushate të varfër të kupës botërore ishte rënia në ujdi për të mos bërë seks lojtarët për një muaj, të kampionatit. Me studimin e kupës së botës, në futboll, po arrimë të flasim nëse seksi ndihmon ose vështirëson ose pengon performancë në ndeshje futbolli. Meksika dhe Brazili kanë paralajmëruar që mos të bëjnë “akrobaci”, në dhomën e gjumit, para ndeshjes. Lojtarët e Bosnia & Herzegovina kishin lajmëruar gratë që mos të vinin ti takonin. Por USA kishte marrë një arritje më tepër “causale”, duke ju thënë grave/ dashurave që të vinë ti takojnë por ju lutemi që të ikni, pasi ti “takoni”, jo të rrini aty.
Thëniet e antikitetit për seksing e futbollistëve, gjatë kupës së botës, ka qënë si “tagji” për mediat, për vite të tëra. Kampionati Anglez në 2006 ishte bërë si “circus”label mbasi manaxheri Sven Goran Eriksson lejoi gratë e martuara siç ishte Victoria Beckham dhe Cheryl Cole në Baden-Baden. Katër vite me vonë Fabio Capello bëri thirrjen me kufizu skuadrën në Afrikën e Jugut ishte vlerësuar si herojn të 1966. Kjo është e përcaktuar mirë midis shkencëtarëve që seksi nuk frenon performance (po qe se atletet një natë para bëjnë një gjumë, të plotë, gjithë natën). Por mos pëlqimi, neveria e bërjes së seksit përpara ndeshjes, persiston, dhe kjo nuk është ajo që mendojnë lojtarët. Sprintieri anglez Linford Christie e kishte bërë zakon që një natë para se të bënte garën, bënte seks se këmbët i ndjente më të forta. Tenisti gjerman Boris Baker u bë i veçantë se sfidoi trajnerin, I cili i tha që të rrinte si beqar dhe ai nuk ndenji dhe bëri seks. Boksieri Carl Froch e abandonoi seksin, 3 muaj para ndeshjes, ku e hodhi në ok-out boksierin George Groves, në ndeshjen e tyre për kampion bote.
Ka një tregim, të vjetër, se bërja e seksit, ti dobëson gjymtyrët siç ju ndodh po të merrni “një goditje në mjekër”, ka thënë trajneri i boksit, Jim McDonnell. Në të kundërt, James Degale ka thënë që ky përkufizim është një çmenduri. Në Antikitetin Grek, mendohej se performaca e atletit shkon pas nëse bën seks, para ndeshjes. Ky konkluzion ishte se në antikitetin grek besohej se ruajtja e spermes së burrit ishte vitale për nxitjen e agresionit, të nevojshëm për të pasur performancë, në fushë (pra mos bëni seks, para). George Best thoshte: “Unë nuk besoj që seksi të bën ndonjë dem, kështu ju mund të bëni shaka rreth tij”. Lojtari i famshëm, brazilian, Ronaldo, ka konfirmuar se ai luante më mirë mbasi kishte bërë seks. Dhe këtë e ka deklaruar në TV Brazilian (2011), në kohën kur ishte ylli i Real Madrid. Seksi të bën të koncentroheni, me mirë.
E VERTETA RRETH SEKSIT DHE FUTBOLLIT
Becky Vardy la të kuptohet prej hotelit të saj, në Rusi që bossi anglez Gareth Southgate nuk i ka treguar “kartonin e kuq” seksit, para ndeshjes. Por kjo ndodh kur performanca e lojtarit jashtë ndeshjes, poshtë çarçafit është vetëm sa një “gërvishtje”; Pra 1 herë seks. Skuadra Angleze humbi me Belgët 1-0, vendosi që në ndeshjen me Columbinë, të bënin seks, “miqësor”(1 herë, seks), para ndeshjes dhe kjo i bëri që fituan kundra Kolumbisë. Në përgjithësi menaxherët vijnë me variante, të reja, të ndalimit të seksit, duke deprivuar dëshirat “mishore”, me shpresë se lojtarët do të ruanin performancë. Por pyetja se seksi të ndihmon realisht ose te fsheh performancën e lojtarit, në ndeshje. Becky zbuloi sekretin mbrapa fitores të anglezëve, në kupën e botës mund të ishte në dhomën e tyre të gjumit, antikitetit. Nuk ka asnjë evidencim shkencor që seksi pengon performancë e lojtarit. Gruaja e portierit, Jamie, tregoi The Sun:” Seksi është vetëm mentaliteti i skuadrës.” Për më tepër, a ka ndonjë gjë tjetër, të sigurtë që të jep një performance ekselente. Debatet se duhet të bëhet ose jo seks, para ndeshjes vazhdojnë të përplasen me njëra tjetrën.
TË GJITHË NË FAVOR TË SEKSIT PARA NDESHJES
Bossi anglez, Gareth Southgate nuk është i vetëm kur kërkon që të relaksohen rregullat përreth bërjes se seksit para ndeshjes. Bossi i Man City, Pep Guardiola, i ka thënë skuadres se po të bëni seks para ndeshjes do ju bëjë me performancë dhe do të jeni lojtarët, më të mirë, në fushë. George Best, njëherë tha: “Unë sigurisht nuk kam parë që seksi para ndeshjes, të shkaktojë ndonjë performancë, të ulur.” Ndërsa, ish trajneri i anglisë, Fabio Capello, beri gafen e madhe që i ndaloi seksin, skuadrës së tij, para ndeshjes, në kupën e botës, Afrika Jugut (2010). Ai vetëm lejoi që gratë, të vizitonin kampin e skuadrës, për një kohë të shkurtër, mbas cdo ndeshje, për të parandaluar shpërqendrim, të padëshiruar të lojtarëve. Kryesorja është që të bëni një gjumë, të plotë, në natën, para ndeshjes dhe këtë ta bën seksi. Pra po bërë seks, fle i qetë dhe bën gjumë të plote. Dr. Pam thotë: “Kërkimet tregojnë që në nivelin fizik, seksi nuk është aktualisht, ai që të shkakton shterim të fuqisë, performancës.” “Ju duhet ta dini se kjo nuk është ajo që ju të keni një session “cicerime” seksi qe do ti bëntë krenare fansat e 50 Hijet e Grait.”
George Best ka thënë që seksi para ndeshjes, të bën mirë por jo disa orë para ndeshjes. Kërkuesit shkencor, ne California, kanë arritur në konkluzionin që seksi para ndeshjes nuk të shkakton “shterim” të fuqisë. Ata arritën në këtë konkluzion mbasi studiuan fuqinë dhe qëndresën e lojtarëve, para dhe pas ndeshjes dhe nuk gjetën ndryshime në testimin e ngritjes së peshave dhe në numrin e ushtrimeve të gjymtyrëve, të poshtme dhe kjo tregoi që seksi nuk të bllokon trupin. Seksi nuk të con në asnjë ndryshim afatgjatë, në indeksin për: 1) Thithjen e oksigjenit; 2) Rrahjet e zemrës dhe 3) Presionin e gjakut. Prof. Todd Astorino ka thënë: “Zbulimet tona mbështesin studimet të cilat konkludojnë që seksi një dite para ndeshjes nuk e dëmton performancen e atleteve.” Nëqoftëse një nga lojtarët ka ndërlikime pas takimit me femër, para ndeshjes, atëherë është një problem i madh. Lojtarët të cilët kanë lidhje solide me femrën, një kohë e përcaktuar me të, para ndeshjes, do të jetë shans që të ndjehet mirë, në fushë.
SEKSI DHE ATLETIKA
Shumica e atleteve pohojnë që seksi para kompeticionit shtyp pikun e potencialit të performancës, por a është e vërtetë kjo?. HISTORI: Lojërat Olimpike mund të ofrojnë shumë eksitim, por ka vetëm një tip të aksionit që shumica e atleteve janë rreptësisht të mendimit për ndalimin e bërjes, para ndeshjes: SEKS. Atletët kanë përceptuar, për kohë të gjatë, teorinë që seksi përpara kompeticionit e bën zap (shkateron) energjine. Muhamed ALI nuk bënte seks, deri 6 javë, para ndeshjes. Njëkohësisht, shkencëtarët deklarojnë se nuk ka asnjë evidencim fiziologjik që sugjeron që seks para kompeticionit është i keq. Në fakt disa studime sugjerojnë që seks para –sportit mundet aktualisht të ndihmojë atletët në rritjen e nivelit të hormonit Testosteron. Ka studiues të tjerë, të cilët thonë që mungesa e bërjes seks, para ndeshjes mund të të ndihmojë për mirë në performancë e atletëve. Ian Shrier, specialist në Universitetin McGill (Montreal, Canada):”Ka dy mënyra të mundshme të seksit përpara kompeticionit që mund të ndikojnë mbi performancën”: 1) “Seksi mund tju bëjë të lodhur dhe të dobët, ditën tjetër,” ka qenë përgënjeshtruar; 2) “Mënyra e 2-të është që seksi mund t’iu ndikojë mbi gjendjen tuaj psikologjike, të mendjes. Kjo nuk është testuar.”
SPORTET E FORCËS
Në 2000, Shrier publikoi një editorial, në Clinical Journal of Sports Medicine, titulluar “A të ulë performancën, seksi, një natë para garës?”. Ai shkruajti që :” Miti, për kohë të gjatë që atletët duhet të praktikojnë mungesën e seksit, para garave të rëndësishme mund të rrjedhin prej teorisë që mungesa e seksit, të çon drejt rritjes së agressivitetit.” Abstenimi tradicional i bërjes se seksit është thelbësore, veçanërisht për sportet e forcës, siç janë boksi dhe futbolli, në të cilat agresiviteti konsiderohet tipar e vlefshëm. Disa njerëz besojnë se akti i ejakulimit (nxjerrja e spermës) shkakton tërheqje, paksim të testosteronit, i cili është hormoni kryesor i mashkullit dhe qe nga ky hormone varen te dyja dëshirat seksuale: Dëshira seksuale dhe Agresioni. Emmanuele A. Jannini (Universiteti L’Aquila, Itali), Profesore në Endokrinilogji, thekson: “Kjo është një ide e gabuar.” Këtë konkluzion e ka nxjerrë pasi ka studiuar sekrecionet e trupit dhe ka studiuar efektet e seksit mbi performancën e atletëve. Prof. Jannini ka zbuluar që seksi, në fakt stimulon prodhimin e Hormonit Testosteron kështu që rrit dhe nxit agresionin e lojtarit. “Mbas tre muaj pa seks, e cila nuk është e pazakontë për disa atletë, testosteroni dramatikisht bie, pakësohet niveli deri në nivelin e fëmijëve.” A e mendoni ju që kjo ulje është e dëshiruar për një boksier?!. Shkencëtarët japin idenë që seksi, një natë para garës ka një efekt lodhës mbi atletët ose që seksi i dobëson muskujt e atletit. Mbi të gjitha bërja e seksit, vërtet nuk është një gjë që duhet patjetër të bëhet, para garës, ndeshjes. Në përgjithësi, seksi (Intercourse) i lojtarit të martuar, shpenzon vetëm 25 deri 50 kalori, njësoj me energjinë që ai harxhon, me ngjitë vetëm 2 shkallë, pra asgjë me rëndësi. Ky konstatim duhet t’i shtohet vazhdimi, i zbuluar prej meje: “Me dashnoren harxhohet energji e madhe se seksin (intercourse) e bën me më pasion dhe agresivitet.” (KIM M. DRASA, 03 Tetor 2020). Aktiviteti seksual të ndihmon aktualisht në “luftën” kundër dhimbjes muskulare ose të dëmtimeve, në sportet e tjera, tek femrat, të cilat janë probleme, madhore, në ndeshje. “Lojtarët, të cilët nuk kanë bërë seks për kohë, të gjatë, do të jenë me të prekur nga dhimbjet muskulare, të cilat duken më qartë kur ndeshjet zgjasin, me shtesë”. Studimet e Prof. Barry Komisaruk, psikolog, Universiteti Rutgers, Neëark, Neë Jersey, zbuluan që stimulimi seksual tek gratë prodhon një efekt, të fuqishëm, të bllokimit-dhimbjeve. Efekti, thotë ai, mund të zgjasë dhe të jetë real, deri në një ditë, në rastet e dhimbjeve kronike siç është dhimbja muskulare. “Të paktën, një nga mekanizmat nga i cili seksi bllokon dhimbjen është që seksi bllokon lëshimin (prodhimin) e substancës P (Neuropeptide), e cila eshte nje transmetues i dhimbjes”, thekson Prof. Barry. Ky profesor, gjithashtu, ka zbuluar që stimulimi i vaginës ka një efekt të fortë, në tensionin muskular, të gjymtyrëve, të poshtëm, duke rritur atë në disa femra dhe duke e ulur tensionin, në femra, të tjera.
ANKTHI DHE AGRESIONI
Shumë më pak dihet rreth efektit fiziologjik, të seksit, mbi performancën e atletëve. Disa ekspertë thonë trajnerët mund të jenë duke favorizuar teorinë e thjeshtë, të mos bërjes së seksit, para garës, sepse ata duan të jenë, të sigurte që atletët e rinj, të kenë një natë të plotë me gjumë, para një gare të madhe. Psikologët kanë treguar se ka një nivel, të lartë, të vigjilencës dhe ankthit, të cilat janë të nevojshme për të prodhuar performancë, më të mirë, të mundshme. Sa më shumë ankth ose sa më shumë agresion mund të rezultojë në perforemance të varfër. Prof. Shrier, thekson: “Në qoftë se atletët janë shumë ankthioze dhe të shqetësuar, natën përpara eventit, atëherë bërja e seksit mund të jetë një shpërqendrim relaksues.” “Në qoftë se ata janë tashmë, të relaksuar ose kanë interes të pakët ndaj seksit, një natë para garës (si disa atletë), atëherë nuk janë të detyruar të bëjnë seks, por të bëjnë një natë me gjumë, të plotë, është e gjitha që ajo iu duhet.” Rezultatet do të varen në preferencat dhe rutinënpersonale dhe këtu shtohet që qëndrueshmëria është çelësi i ruajtjes së performancës.
Tronditjet, përplasjet me trupin dhe goditjet me kokë e topit gjatë ndeshjes kanë lidhje me impotencën e futbollistëve
Po e paraqes këtë temë shumë të rëndësishme, sepse futbollistët nuk luajnë gjithë jetën dhe prandaj duhet të dinë se çfarë pasoja mund të kenë kur të lënë sportin, sepse ata largohen nga sporti, në moshë biologjike të re, maksimumi deri 40 vjeç.
Një studim (Liges Nacionale Futbollit) i kohëve, të fundit i JAMA NEUROLGJI, zbuloi që sa më shumë përplasje, goditje topit me kokë janë në proporcion të drejtë me shkallën e impotencës. Konkretisht, sa më shumë tronditje aq më shumë simptoma të impotencës (Erectile Dysfunction) do të kenë futbollistët. Shumica e tyre kanë pasur ulje, të nivelit të hormonit testosteron ose dysfunksion erectile, gjatë jetës edhe pas lënies së futbollit. Duke njohur që dëmtimet e kokës, të futbollistit mund të shkaktojë dëmtime seksuale, do të jetë gjë e mirë që ta dinë edhe mjekët e sportit dhe kështu mund të ndihmojnë shumicën e futbollistëve që të kapërcejnë stigmatizmën (njollën, turpin) e impotencës dhe të ndërgjegjësohen që duhet të bisedojnë dhe pranojnë fillimin e trajtimit, të impotencës. Një studim i madh taivanez, zbuloi një shoqërim midis Erectile Dysfunction (Impotenca) dhe një dëmtimi, të vetëm, të trurit, në popullatën e gjerë taivaneze.
DIZAJNI
Universiteti i Harvardit projektoi një studim për të kuptuar rreziqet dhe benefitet e futbollistëve të USA. Pjesëtarët në studim ishin 53 vjeç, e sipër dhe kishin luajtur, 7 sezone. Studiuesit konstatuan lidhjen e drejte midis numrit të dëmtimeve të kokës dhe simptomave: Humbjes së vetëdijes; Konfiskim (arrestim; marrje) ose probleme me memorien. Rezultatet e studimit: 1) Afërsisht 23% e pjesëmarrësve raportuan që mjeku, iu kish rekomanduar ose përshkruar medikamente për impotencën dhe ½ e këtyre ishin mjekuar. 2) Më tepër se 18% raportuan se kishin pasur ulje të nivelit hormone testosterone dhe kishin marrë medikamente për rritjen e nivelit. 3) Sa më i lartë të ishte numri i dëmtimeve aq më e rëndë ishte shkalla e impotencës dhe aq më i ulët ishte niveli hormone testosterone. 4) Një pjesë kishin marrë mjekime për dhimbjet trupore; Apne gjatë gjumit si edhe për faktorë, të tjerë, të shëndetit. 5) Raporti midis probleme shëndetësore, të lidhura me dëmtimet gjatë ndeshjeve ishin 2x më të larta tek ata që kishin marrë më shumë dëmtime sesa tek ata me më pak dëmtime.
MEKANIZMI SESI NDODHIN PASOJAT
Mekanizmi është: “dëmtohet gjëndra PITUITARY, e cila është çelësi i kontrollit të funksionimit hormonal në tru dhe në trup” Prof. Rachel Grashoë, PhD (Harvard) ka thënë, në një intervistë. Goditjet e kokës do të dëmtojnë indet e ndjeshmërisë, të cilat lidhin gjëndrën Pituitary me pjesën tjetër, të trurit duke e përjashtuar atë prej furnizimit me gjak dhe komunikimit neuronal (neuroneve). “Të gjitha llojet e përshtatjeve së bashku që goditjet e kokës mund të dëmtojnë gj. Pituitary dhe që mund të komprometojnë funksionimin e gl. Pituitares për të ndikuar mbi efektin e pakësimit ose ndalimit, të prodhimit të testosteronit dhe në fund të fundit (ultimatisht)të çojë në shkaktimin e impotencës.
IMPLIKIMET KLINIKE
Bazuar në rezultatet e këtij studimi, ne shpresojmë që ishfutbollistët, të cilët paraqesin simptoma të dysfunksionit seksual ose nivel të ulët të hormonit testosterone, duhet të kenë motivim për të kërkuar ndihmën e specialistit seksolog. Grashoë gjithashtu iu kërkoi seksologëve që të rrisin vëmendjen e tyre ndaj këtyre ish/futbollistëve, në drejtim edhe të sëmundjeve të tjera, të cilat mund të shfaqen dhe këto janë: Hypertensioni; Apnea në gjumë; sëmundjet Kardio-vaskulare dhe Diabeti. Për më tej, Grashoë (personalitet i sportit), iu kërkoi specialistëve që të rrisin vëmendjen edhe ndaj ish/sportistëve, veteranëve, të llojeve të tjera siç janë sportet e kontaktit, ku përfshihen: artet marciale; hokey; boksi dhe futbolli. Pozitive është se këta sportistë po të mjekohen, përmirësohen ose shërohen komplet prandaj duhet të ndërgjegjësohen që të mos të vuajnë, në heshtje, por të shkojnë tek specialisti sipas sëmundjes. Fillimisht duhet të konsultohen nga seksologu sepse:
“SHËNDETI SEKSUAL ËSHTË BAROMETËR I TRUPIT”
Histori personale: Edhe unë kam filluar të bëj stërvitje dhe ndeshje futbolli që në moshën 13 vjeç. Fatmirësisht me trajnerin nga më të shkolluarit (në Hungari), e kohës, me Prof. Thanas Jance (Berat). Kjo më bëri që edhe më vonë, të testoj vetveten me këtë problem madhor dhe arrita në përfundimin se bërja e seksit para një aktiviteti të fortë, më jepte fuqi dhe potencë. Kjo është arsyeja kryesore që ndërmora studimin dhe botimin e pikës më të “nxehtë”, të sportit. Bile mbas seksit, unë “fluturoja”, pra më vinte fuqia si një supermen dhe e kundërta kur rrija tri ditë pa bërë seks kisha bllokim të gjymtyrës, te poshtëm, të djathtë që nga fillimi dhe deri tek gishtat. Duhet ta tërhiqja këmbën zvarrë për të ecur. Për më tepër, kisha shumë raste plus bllokimit kisha edhe shtim të emocionit psikik, i cili me shkaktonte: Nauze (vinte për të vjellë) ose vomitus (të vjella), të cilat me iknin vetëm e vetëm pas bërjes se kontaktit të parë seksual. Gjithashtu, më kishte ndodh që e dashura kujtonte se isha sëmurë, rëndë, kur më shihte duke ecur me këmbën e djathtë, zvarrë, dhe më keq atëherë edhe kur villja, në prani të saj. Por e qetësoja duke i treguar që e kisha nga mosbërja e seksit dhe ashtu vërtetë pas orgazëms qetësohesha komplet, mund të fitoja garën si sprintier. Normalisht, në moshën e lojtarëve duhet të ndodhë edhe orgazma gjatë një ëndrre me hot seks por këta janë aq shumë të stresuar sa nuk shohin ëndrra me seks, por shohin ëndrra sikur “bëri gol”. Kjo më bën të habitem se si këta djem, në kulmin e moshës për bërjen e seksit, sa sasior aq dhe cilësor, mund të rrinë pa bërë seks, me ditë të tëra (çmenduri). “Absurditeti i ndalimi i seksit, para ndeshjes”, personalisht e emërtoj si “Veprim kundra rregullave të natyrës!!!”. Për më tepër, mosberja e seksit ka një të keqe, të madhe: ”PO e le seksin edhe seksi të lë” (KIM M. DRASA, Tetor 2014).
KONKLUZIONET- PERSONALISHT
*(1) Ndalimi absolut, i bërjes se seksit, disa ditë ose javë, para ndeshjes është çmenduri e trajnerit ose stafit dhe e të gjithë atyre “të zgjuarve”, të cilët janë pro ndalimit të seksit.
*(2) Absolutisht, nuk ka recetë për bërjen ose ndalimin e seksit, para ndeshjes, garës. *
(3) Rezultatet e bërjes ose mos bërjes se seksit para ndeshjes duhet të varen nga preferencat individuale dhe rutinat e jetës.
*(4) Absolutisht nuk lejohet që lojtari të bëjë prova, para një ndeshje ose gare të rëndësishme.
*(5) Futbollistët, atletët, boksierët, etj., duhet detyrimisht që ta testojnë vetveten, gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve miqësore se në cilën ditë ose javë, duhet të bëjnë seks.
*(6) Trajnerët kur kanë ndeshje miqësore, jo vetëm të testojnë skemat e lojës, nivelin e futbollistëve, por duhet patjetër të testojnë bërjen e seksit, para kompeticionit se kjo mund të jetë më e rëndësishmja për performancën e lojtarëve, në ndeshje. Fatkeqësisht, jam i sigurtë që trajnerët e futbollit dhe të çdo sporti nuk e kanë berë kurrë, këtë testim.
*(7) Testimi i performancës në ndeshje pas bërjes se seksit është i domosdoshëm, sepse ka patjetër shumë lojtarë që bërja e seksit, para ndeshjes, ju përmirëson performancën deri në shkëlqim, si lojtar, gjatë ndeshjes.
*(8) Dita e bërjes së seksit para ndeshjes duhet të jetë patjetër: 1 ose 2 ose 3 ditë para ndeshjes. Asnjëra, bërja e seksit, mbi 3 ditë para ndeshjes, nuk ka asnjë vlerë sepse prodhimi i spermës do 72 orë (3 ditë).
*(9) Seksi para ndeshjes (në një nga tre ditët) sipas individit është i domosdoshëm, sepse te liron mendërisht (të bën të koncentrohesh) dhe ul rrezikun e krampeve muskulare, gjatë ndeshjes. Plot futbollistë i kam parë që habiten kur e gjuajnë topin me mendje për në portë, por topi nuk iu bindet. Kjo ndodh se ata nuk kanë bërë seks dhe truri ka ngarkese emocionale, të rëndë, nuk koncentrohen dot dhe kjo ka ndodhur nga mosbërja e seksit, para ndeshjes.
*(10) Lojtarët, shumica, kanë emocione dhe ankthe se si do luajnë, të nesërmen dhe nga kjo nuk mund të bëjnë një gjumë të plotë, gjithë natën dhe vetëm seksi një mbasdite para ndeshjes, do ta relaksojë nga stresi dhe lojtari do bëjë gjumë të plotë.
*(11) Gjumi i plotë një natë para ndeshjes është çelësi i performancës, në shkallën më të lartë, gjatë ndeshjes.
*(12) Mos harroni kurrë:” Seksi (Orgazma-Ejakulacioni) duhet të bëhet vetëm një herë,’një teke’.” Asnjëherë mbi një herë se shkakton efekt të kundërt, të dëmshëm për performancën e lojtarit.
* (13) Masturbimi është absolutisht i ndaluar para ndeshjes, sepse të shkakton lodhje fizike dhe jo qetësim emocionesh.
*(13) “Shëndeti seksual është barometër i trupit.” Konkretisht duke u nisur nga ky përcaktim, personal, duhet ta dinë mirë lojtarët, trajnerët, stafi e deri tek Presidenti i klubit se në qoftë se një lojtar mbas bërjes se seksit (minimumi 24 orë para ndeshjes) ka probleme serioze të shëndetit atëherë detyrimisht, menjëherë duhet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, speciale që nga kateterizimi i zemrës; ekzaminimi pulmoneve(mushkërive) dhe në vazhdim, me organet e tjera, të trupit.
* (14) “Seksin po e abandonove për kohë të gjatë atëherë ndodh e keqja se edhe po të duash të besh seks nuk e bën dot, sepse ndodh fenomeni bumerang (po e lë edhe seksi të lë).”
*(15) Absolutisht mos e harroni kurrë zbulimin, personal: “Seksin bëjeni vetëm e vetëm kur ju a kërkon trupi; asnjëherë me sforco.”
/Gazeta Panorama