Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, është shprehur se ligji i ri për “Paketën e Maleve” hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor.
Rama theksoi se është mbështetje për të gjithë ata që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre.
Gjithashtu theksoi se do t’u ofohen procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, duke theksuar “deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë”.
“MIRËMËNGJES dhe me “Paketën e Maleve”, një ligj i ri i sapomiratuar që i hap rrugë investimeve në agroturizëm, agropërpunin dhe turizëm malor, duke u dhënë një mundësi reale dhe mbështetje të posaçme të gjithë atyre që duan të rikthehen në tokat e të parëve nga qyteti apo nga jashtë vendit, për të arritur një sukses ekonomik për familjen e tyre, me procedura krejt të thjeshtuara dhe lehtësira fiskale, deri edhe 10 vjet Zero Taksa e Zero TVSH për 500 aplikantët e parë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.