Qyteti i Vlorës në orët në vijim pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet të lartë.
Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët me një mesazh në rrjetet sociale, duke apeluar për kujdes dhe për të mos i parkuar automjetet në zonat me risk të lartë.
Po kështu bashkia deklaron se grupet e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
NJOFTIMI I PLOTË
Në orët në vijim, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu ️ me intensitet të lartë.
➡️ Bëni kujdes, mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si:
“Albano&Romina”
Biblioteka Publike
Pranë Kishës Orthodhokse
Në “Skelë” te dykalimshi
➡️ Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.
Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut ️ me prezencë të ujit, na kontaktoni:
✅ EMERGJENCAT: 127,128,129
✅ FACEBOOK: Ujësjellës Kanalizime Vlore
✅ INSTAGRAM: uk_rajoni_vlore
✅ FACEBOOK: Bashkia Vlorë