Skabeeva në televizionin shtetëror rus “Rusia 1”, tha se është koha që “operacioni special i Kremlinit” në Ukrainë të përfundojë, meqë sipas saj, ka nisur lufta e tretë botërore tashmë, përcjell “b92” të martën.
Duke iu drejtuar shikuesve, ajo tha se Rusia tash është në një situatë në të cilën do të duhet të “çmilitarizojë” NATO-n.
“Ndoshta ka ardhur koha për të njohur mundësinë se operacioni special rus në Ukrainë ka përfunduar, në kuptimin që ka filluar një luftë e vërtetë. Për më tepër, është lufta e tretë botërore. Ne jemi të detyruar të demilitarizojmë jo vetëm Ukrainën, por të gjithë NATO-n”, tha ajo, duke iu referuar ndihmës që shtete të ndryshme të botës po i japin Ukrainës për t’u mbrojtur.
Rusia, agresionin e saj në Ukrainë, e ka quajtur “operacion special” për të çmilitarizuar këtë vend.