PROF. DR. KIM DRASA
Prevalenca dhe incidenca, e disa sëmundjeve neurologjike është e lartë. Çrregullimet neuro-degjenerative, si Alzheimer, do vazhdojnë të rriten më tepër, me kursin e vazhdimit të plakjes së popullsisë. Kjo do të bëjë që tepër e më tepër, pacientët neurolgjikë do të kërkojnë konsultimet dhe menaxhime nga profesionistë: Aktualisht neuro-urologjia po kalon një zhvillim të shpejtë, me një dinamikë të lartë dhe të dyja specialitetet janë të lidhura, si një urë, në aspektet e diagnostikimit dhe menaxhimit Neurologjik dhe Urologjik.
Sëmundjet renale, zakonisht përfundojnë drejt kondicioneve dhe komplikacioneve neurologjike si: *Mbi-aktiviteti i muskulit Detrusor me ose pa *Dysynergia e Sfinkterit Detrusorit; *Presioni i lartë i Detrusorit; *Vezika urinare me performancë të ulur (Nën-aktive);*Refluxi Uretero- renal;*Formimi i gurëve;*Infeksionet urinare të përsëritura janë përgjegjëse, për më tepër, janë përgjegjëse të vdekjeve deri në 40%, pas dëmtimit të Kordës spinale.
Tjetër komplikacion mund të jetë në lidhje me Dysfunksionin neurologjik të traktit të poshtëm urinar dhe kjo është *Dysreflexia autonomike duke rezultuar me rrezikun në rritje të presionit të gjakut dhe bradikardia.
Në ditët e sotme është e njohur që trakti i poshtëm urinar kontrollohet nga një rrjet kompleks neuronesh, të të gjitha niveleve duke përfshirë komponentët qendrorë dhe periferikë. Nga sot e tutje, ne nuk duhet të surprizohemi që sëmundjet neurologjike shpesh interferojnë me kontrollin dhe funksionimin e traktit poshtëm urinar duke rezultuar në një incidencë të *Dysfunksionit të traktit poshtëm urinar, në shumë kondicione neurologjike si:*Skleroza multiple; *Morbus Parkinson; *Stroke; *Dëmtim i Kordës Spinale; *Spina bifida; *Neuropatia diabetike; *Alzhaimer, etj.
DIAGNOZA DHE KONTROLLET DINAMIKE JANË NJË PJESË ESENCIALE E DIAGNOSTIKIMIT NEUROLOGJIK
Neuro-urologjia duhet të eci më tej uro-dinamikës. Paraqitja e përdorimit të kateterit uretral nga vet pacientët dhe përdorimi rregullisht i investigimeve urodinamike kanë revolucionarizuar kujdesin neuro-urologjik të pacientëve, të cilët kanë dysfunksion të traktit poshtëm urinar. Për më tepër injektimi i Botulinum Toxin A (BoNT/A) brenda muskujve Detrusorë dhe teknikat e Neuromodelimit si:*Stimulimi elektrik trans-cutane nervor; *Stimulimi percutan i nervit Tibial dhe *Neuromodulimi Sacral kanë bërë vërtetimin e këtyre opsioneve të trajtimit dhe, gjithashtu, kanë hapur një fushë të re kërkimore.
VEZIKA URINARE NËNAKTIVE (ATONIKE)
Vezika Urinare nënaktive (aktivitet i ulur) është një patologji e cila akoma nuk ka një konsensus për përcaktimin dhe trajtimin e saj. Nënaktiviteti i vezikës urinare është një diagnozë Urodinamike dhe jo një diagnozë klinike. Kjo sindromë karakterizohet nga:*Dobësimi i madh i fuqisë të kontraksionit të vezikës urinare dhe *Zgjatja e kohës së derdhjes të vezikës urinare, e cila rezulton në zgjatjen e tepruar të kohës të boshatisjes së vezikës urinare dhe/ose *Të zbrazjes jo të plotë, të vezikës urinare. Në esencë Nënaktiviteti i muskulit Detrusor është pothuaj një vezikë urinare e dobësuar (atonike), duke kuptuar që kjo vezikë urinare ka *Presion të ulët dhe *Fuqi të ulët për të urinuar Pjesa më e madhe e kërkimeve janë fokusuar në *Percaktimin e fuqisë të Detrusorit. Por për të marrë këto të dhëna kërkohet që të bëhen *Testime invasive urodinamike.
PREVALENCA: e këtij syndromi rritet me rritjen e moshës dhe është më e lartë tek gratë mbi 55 vite jetë. Duke përmirësuar aftësitë tona diagnostikuese dhe duke trajtime të reja të kësaj patologjie atëhere do të mundemi, potencialisht, të reduktojmë komplikacionet që vijnë nga moszbrazja e plotë e vezikës urinare. Këto komplikacione, të cilat i shkakton ky syndrom kanë të bëjnë me qëndrimin e urinës, për kohë të gjatë në vezikën urinare dhe këto janë:*Krijimi i gurëve në vezikën urinare;*Inkontinenca (derdhja e pakontrolluar e urinës);*Infeksionet urinare.
Shkaktarët e Nënaktivitettit të vezikës urinare, përfshijnë:
· Rënia e fuqisë të kontraksionit të muskulit Detrusor;
· Kontrolli nervor, jo normal, i kontraksionit të muskulit Detrusor
Për të arritur në këto përfundime, ne si specialist kur na paraqitet pacienti, duhet ti bëjmë këto pyetje vehtes tone:
· A ka humbur pacienti kontrollin e sensacionit (ndjeshmërisë) me rrugët aferente (nga posht-lart)? ;*
· A ka humbur pacienti ndjesinë që e ka vezikën urinare të mbushur me urinë? ;
· A ka pacienti neropati periferike, në të cilën nervat motorë nuk munden që menjëherëtë mbajnë në gjëndje normale kontraksionin e vezikës urinare? ;
· Çfarë është duke ndodhur në Tru me ndryshimet perceptive , në popullsinë e moshuar?
TRAJTIMI
Aktualisht, në përdorim në USA për trajtimin e këtij Syndromi ka disa variante. Ne si specialist duhet të marrim në konsideratë, gjatë trajtimit të vezikës urinare nën-aktive, këto parime:
*Përmirësimi i funksionit muscular;
*Përmirësimi i nervave që hyjnë e dalin në vezikën urinare (Inervimi).
Pak qendra në Europë kanë aplikuar kirurgjinë speciale, duke përdorur muskulin Latissimus, për të nxjerrë në pah *Myoplastikën e muskulit Detrusor.
Një trajtim, i cili është aktualisht, i aprovuar, është teknika e Neuromodulacionit Sacral, për të ndikuar në kontrollin nervor në pacientët me retension urinar idiopatik (nuk ju dihen shkaqet)
Gjithashtu, ne mund të relaksojmë Uretrën me alpha blockers ose me injektimin e BoNT/ A në Sfinkterin e vezikës urinare ose me teknika kirurgjikale. Por ato ilaçe që na duhen , në këto raste, janë ato që rrisin *Ndjeshmërinë e receptorëve muskarinik ose *Ato që rrisin kontraksionin e muskulit Detrusor, duke përdorur kanalin Potassium, veçanërisht drejt vezikës urinare.
Një hap, kyç, në të ardhmen për diagnozën dhe trajtimin e Syndromit të nënaktivitetit vezikës urinare është arritja e një konsensusi për të përcaktuar përfundimisht se si duhet: *Të vihet diagnoza dhe *Përdorimi i mënyrave jo-invazive për të arritur në diagnostikim e këtij Syndromi, shumë problematik për pacientin si edhe për urologun.
Këto studime do të lejojnë për të kuptuar, më mirë, këtë patologji, në termat e *Grupë moshave të ndryshme dhe *Do të na ndihmojë për të kuptuar më mirë shoqërimin e saj me sëmundje të tjera ku përfshihen:*Mbi-aktiviteti i vezikës urinare dhe *Inkontinenca.
Diagnoza e kësaj patologjie është komplekse dhe kërkon shumë më tepër kërkime shkencore sepse ka akoma *Shënja ose *Simptoma që akoma, janë të pa nënvizuara.
Trajtimi i këtij Syndromi është duke u studiuar por akoma nuk kanë arritur në një përfundim, të qartë. Mjekimi, në vëndin tonë, të këtyre patologjive neurologjike që kanë krijuar probleme urologjike është në “Qorrë sokak”. Konkretisht, tek mua vijnë pacientë që mjekohen gabimisht për zmadhim Prostate kurse në fakt ata janë me Syndromin e Atonisë Vezikës Urinare.
KONKLUZINE PERSONALE
· Pacientët që urinojnë ngadalë dhe pa presion nuk duhet të mendojnë që e kanë nga Prostata.
· Pacientët/tet që nuk e kontrollojnë urinën duhet të paraqiten për konsultë.
· Syndromi i vezikës urinare nën-aktive ndodh edhe nga plakja e organizmit siç plaken të gjitha organet e trupit (zëmra, mushkëritë, etj.).
· Absolutisht, mos merrni medikamente pa ju gjetur diagnoza, e saktë.
· Absolutisht, medikamentet, pa diagnozë, janë “Thikë me dy presa”.
· Absolutisht, do bëni mirë të vini në klinikë për t’ju vendosur diagnozën, e saktë.
· Qartësisht kam 20 vite që kam paraqitur studimin për këtë patologji dhe me shumë sukses (USA).
· Qartësisht, i kam shëruar të gjithë pacientët që kam konsultuar.
· Qartësisht, një nga topikat e profesionit tim është përmirësimi i cilësisë së jetës (Quality of Life).
· Absolutisht, jeni të mirëpritur në klinikën:
· “MULTI MEDICAL CENTËR,” Cel. 068-
29-20-327
(Kompleksi KIKA 2, TIRANË).
Autori: SEKSOLOG & UROLOG!
PRESIDENT I A.U.S.A.
“MAKSUT DRASA”
/Gazeta Panorama