Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka njoftuar se në vendin tonë po prodhohen edhe anije.
Osmani nga Prizreni tha se ato janë gati për krejt botën, transmeton klankosova.tv.
Ajo u shpreh tejet krenare lidhur me prodhuesit vendorë.
“Nga veturat elitare sportive deri te barkat e jahtet më moderne, puna e tyre përfshin industri dhe kontinente të tëra. Kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për atë që mund të arrihet”, tha ajo.