Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, me kancelarin austriak Christian Stocker në telefon të enjten, transmeton Anadolu.
Sipas një noftimi nga Drejtoria turke e Komunikimeve, Erdoğan ka thënë se mundësia për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës nuk duhet të shpërdorohet dhe se dërgimi i ndihmës urgjente humanitare në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur është me rëndësi të madhe.
Ai ka thënë se Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të siguruar stabilitetin në Siri dhe se rritja e mirëqenies sociale dhe ekonomike është e rëndësishme për të lehtësuar kthimin e refugjatëve sirianë në atdheun e tyre.
Turqia dhe Austria, ka thënë Erdoğan, duhet të shfrytëzojnë në mënyrë efektive potencialin në fushat e tyre.