Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, u ka përcjellë shqiptarëve urimet e presidentit amerikan Donald Trump për Ditën e Pavarësisë.
“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë”, shkroi Begaj në një postim në X, duke falenderuar homologun amerikan për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.
Ai theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet e përbashkëta mes dy vendeve.
“Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara”, shprehet Begaj.
Postimi:
Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e Presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë.
Faleminderit SHBA, dhe faleminderit @POTUS Donald J. Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme.
Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara në prioritetet tona të përbashkëta.
Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara.
Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë!


