Presidenti i Republikës Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Malin e Zi.
Ai do të pritet nga homologu i tij në Malin e Zi Jakov Milatović.
Agjenda e Begajt parashikon vizita në komunat me shumicë shqiptare, Ulqin, Tuz dhe Guci, takime me autoritetet më të larta të tyre si dhe me përfaqësuesit politikë të gjithë shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.