Të tjera detaje të rënda janë mësuar rreth rastit të abuzimi që ka ndodhur në Sheqeras të Maliqit, ku një 44-vjeçar prej 4 vitesh dyshohet se abuzonte me një të mitur.
Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar, Edison Sheme abuzonte me vajzën e mikut të tij që kur ajo ka qenë 12 vjeçe, sot 16.
Po ashtu, thuhet se ai i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë. Marrëdhëniet e një pas njëshme kanë ndodhur në një magazinë në pronësi të tij, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie, prej ku do merren filmime nga serveri.
Mësohet se ka qenë e mitura që ka denoncuar në prani të prindërve abuzimin që bënte autori, i cili ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare.