Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, ka kërkaur nga Kazakistani që t’i bashkohet Uashingtonit për të bërë presion mbi Pekinin për çështjen e minoriteteve myslimane në këtë vend.
Kjo është nj temë e ndjeshme për shtetin e Azisë Qendrore që ka lidhje të ngushta me Kinën.
Duke folur për medie pas një vizitëe në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit ish-Astana, Pompeo ngriti kauzën në biseda me ministrin e jashtëm kazak, Mukhtar Tleuberdi.
“Ne diskutuam trafikimin e njerëzve dhe thirrjen e më shumë se një milion Ujgurëve dhe kazakëve etnikë, që Partia Komuniste Kineze ka ndalaur në Xianjiang, shumë afër kufirit me Kazakistanit”, ka thënë Pompeo.
“SHBA’ja kërkon nga të gjitha vendet që të i bashkohen presionit ndërkombëtar për një ndalesë të menjëhershme të kësaj shtypje. Ne kërkojmë vetëm që ato të mundësojnë largim të sigurtë dhe azil për ata që kërkojnë të largohen nga Kina”, shton ai.
Kombet e Bashkuara dhe grupet e të drejtave të njeriut kanë dalë në përfundim se diku mes 1 dhe 2 milionë njerëz, shumica Ujgurëve etnik myslimanë, janë ndaluar dhe po mbahen në kushte cnjerëzore si pasojë e një fushate të Pekinit zyrtar. /Express/